Orari i Hapur
Administratorët përditësojnë orarin çdo ditë të javës, në rast se ka ndonjë ndryshim.


Rreth Gjimnazit
Gjimnazi “Luan Hajdaraga” synon zhvillimin akademik, kulturor dhe qytetar të të rinjve përmes mësimdhënies cilësore. Ajo ka një staf pedagogjik të përkushtuar dhe ambiente të përshtatshme për mësim. Gjimnazi kontribuon aktivisht në përgatitjen e nxënësve për studime të mëtejshme dhe për jetën shoqërore.
Matura
Matura përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme në jetën e çdo nxënësi. Ajo është fundi i një etape të bukur dhe fillimi i një rruge të re plot sfida, ëndrra dhe mundësi.
Pas viteve të mbushura me mësime, përpjekje, buzëqeshje dhe kujtime të paharrueshme, maturantët tanë po mbyllin një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre në Gjimnazi “Luan Hajdaraga”. Këto vite nuk ishin vetëm për libra dhe nota, por për miqësi të forta, eksperienca të reja dhe rritje personale.
Çdo maturant ka historinë, përkushtimin dhe rrugëtimin e tij drejt suksesit. Secili prej tyre ka dhënë maksimumin, duke lënë gjurmë të veçanta në jetën e shkollës sonë.Me krenari të veçantë, ju ftojmë të njiheni me ekselentët e Gjimnazi “Luan Hajdaraga”

I njihni?
Janë Kejsi, Henri, Anja, Diora, Livia, Vezire, Enisa, Klea, Elizabeta, Ernaldo, Arti, Arnis dhe Adea – maturantët ekselente të gjimnazit.
Dihet që çdo e mirë kërkon punën e vet, dhe kështu edhe maturantët tanë kanë nisur përgatitjen për testet e Maturës, duke filluar me konsultimet.
Me përkushtim dhe seriozitet, nxënësit e Gjimnazi “Luan Hajdaraga” po shfrytëzojnë çdo mundësi për t’u përgatitur sa më mirë, duke marrë pjesë aktive në orët e konsultimeve dhe duke punuar fort drejt arritjes së rezultateve të larta.

Stafi Pedagogjik

Edlira Hyka është një profesioniste me përvojë të gjatë në fushën e arsimit, me rreth 28 vite punë në sistemin arsimor, nga të cilat 3 vite në pozicione drejtuese. Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi dhe gjatë karrierës së saj ka treguar përkushtim të vazhdueshëm në mësimdhënie dhe në bashkëpunimin me nxënësit, kolegët dhe komunitetin shkollor. Përvoja e saj në arsim dhe në drejtim reflekton aftësi në organizimin e proceseve edukative dhe në mbështetjen e zhvillimit të nxënësve, duke promovuar vlera arsimore dhe qytetare në institucionin shkollor.

Mimoza Tahiri është diplomuar në degën “Gjuhë shqipe dhe Letërsi” në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe ka përfunduar Master profesional në Administrim dhe Drejtim Arsimi në Universitetin e Tiranës. Ajo ka ndjekur vazhdimisht trajnime profesionale dhe është certifikuar në “Shkollën e Drejtorëve”, duke marrë kualifikimet “Mësues i kualifikuar” dhe “Mësues specialist” me vlerësimin “Shumë mirë”. Gjithashtu ka qenë vlerësuese në provimet kombëtare. Ajo ushtorn prej 12 vitesh dhe që nga viti 2024 ushtron detyrën e nëndrejtoreshës në Gjimnazin “Luan Hajdaraga”.

Shkelqeme Hasani ( Spahiu) ka një pervoje te gjate pune në arsim 39 vite ne arsim . Krahas arsimit është marrë dhe me sportin e volejbollit , per 27 vite , pa nderprerje pranë Klubit Sportiv “Korabi”Mësuese Shkelqimja eshte e çertifikuar si Trainere Volejbolli , Arbitre Volejbolli , dhe Instruktore e Ndihmës se Pare prane Kryqit te Kuq Shqiptar.Aktualisht punon në gjimnazin “ Luan Hajdaraga “ Tirane .Krahas mesimdhënies ka dhe ekipet sportive te shkolles ( Djem dhe Vajza )ne sportin e volejbollit .

Arben Laçka ka përfunduar Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, në degën Gjuhë dhe Letërsi shqipe. Ai ka një përvojë 35-vjeçare në arsim dhe ka filluar punën si mësues në vitin 1989 në arsimin e mesëm. Gjatë karrierës së tij, ka kontribuar me përkushtim në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Hekuran Toci ka punuar si mësues i Fizikës në gjimnazet “Gjergj Kastrioti” dhe “Sahid Najdemi” në Peshkopi, si dhe në shkollat “Wilson”, “Petro Nini”, “Siri Kodra”, “Skënder Çaci” dhe “Luan Hajdaraga” në Tiranë.

Lavdie Çela ka përfunduar arsimin e lartë në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega Anglisht, duke marrë titullin mësuese e gjuhës angleze për shkollat e mesme. Ajo ka një përvojë 32-vjeçare në arsim, duke filluar punën në vitin 1984. Gjatë karrierës së saj, ka punuar 8 vite në arsimin 8-vjeçar, 10 vite në gjimnaz dhe 8 vite në arsimin 9-vjeçar. Aktualisht, vijon të ushtrojë profesionin si mësuese në arsimin e mesëm AML.

Bardhyl Nure ka arsim të lartë dhe ka përfunduar studimet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, në degën Biologji–Kimi. Ai ka rreth 32 vite përvojë në mësimdhënie, duke filluar punën si mësues në vitin 1993–1994. Gjatë karrierës së tij ka punuar fillimisht në arsimin 8-vjeçar dhe 9-vjeçar, ndërsa për rreth 20 vite ka qenë mësues në arsimin e mesëm AML.

Arjana Llukmani ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës në vitet 1990–1994 në degën Biokimi, me mesatare 9.0. Ajo ka rreth 31 vite përvojë në mësimdhënie, duke punuar në disa gjimnaze të Tiranës dhe në një shkollë 9-vjeçare.

Zyra Kojeli ka përfunduar studimet e mesme për gjuhë të huaj, dega Anglisht, në shkollën pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër. Studimet e larta i ka kryer në Fakultetin e Histori-Filologjisë, në degën Gjuhë shqipe dhe Letërsi, në Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Ajo ka nisur punën si mësuese në gjimnaz në vitin 1998 dhe ka ndërtuar një përvojë 28-vjeçare në këtë profesion. Gjatë karrierës së saj, mësimdhënia i ka sjellë kënaqësi dhe përmbushje profesionale.

Mirela Pasha ka përfunduar arsimin e lartë në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega Italisht. Ajo ka punuar si mësuese e gjuhës italiane në të gjitha ciklet e arsimit parauniversitar, duke fituar një eksperiencë të gjerë në mësimdhënie. Për Mirelën, mësimdhënia është një profesion shumë i bukur, pasi ajo ka pasion punën me fëmijët dhe të rinjtë, duke u përkushtuar në zhvillimin dhe edukimin e tyre.

Alketa Dhana është mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe në gjimnazin “Luan Hajdaraga”, e përkushtuar ndaj edukimit të nxënësve. Ajo synon të zhvillojë te ata dashurinë për gjuhën dhe letërsinë, si dhe të menduarin kritik dhe shprehjen e qartë të ideve. Në mësimdhënie përdor metoda bashkëkohore dhe nxit diskutimin në klasë. Beson se gjuha dhe letërsia ndihmojnë në formimin e individëve të përgjegjshëm dhe empatikë. Gjithashtu, angazhohet në organizimin e aktiviteteve kulturore dhe letrare. Motivimi i saj kryesor janë nxënësit dhe dashuria e tyre për të mësuar.

Klevis Lumani është diplomuar në Matematikë në vitin 2017 në Fakultetin e Shkencave në Tiranë. Ka punuar si mësues matematike në shkollat “Sandër Prosi” dhe “Loro Boriçi”. Në vitin 2023 përfundoi trajnimin “Trajnimi i trajnerëve (TOT)” për gjithëpërfshirjen në mësimdhënie dhe në vitin 2024 u kualifikua me titullin “Mësues i kualifikuar”. Po në vitin 2024 u transferua në shkollën “Luan Hajdaraga” dhe ka ndjekur edhe trajnime të tjera profesionale, përfshirë trajnimin STEM.

Elona Stojna ka kryer studimet në Bachelor për Sociologji nëFakultetin e Shkencave Sociale Tiranë dhe Master shkencor; Mësuese e shkencave sociale për AML, e licensuarnë vitin 2015.
Përvojën e saj të parë në mësimdhënie e ka filluar në 2020 si mësuese ndihmëse, ku ka punuar për një vit. Nga viti 2021 e në vazhdim ka punuar si mësuese e Shkencave Sociale për AML.

Rina Delibashi mesuese e Gjuhes Angleze ka mbaruar studimet Bachelor ne Universitetin e Gjuheve te Huaja. Ka vazhduar studimet pasuniversitare per Master Shkencor ne Mesuesi. Ka 5 vite qe punoj si mesuese anglishte. Ka marr pjese ne shume trajnime per zhvillim profesional.

Dhurata Harxhi ka përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në degën Matematikë. Ajo ka një përvojë 3-vjeçare si mësuese, duke kontribuar në edukimin e nxënësve me përkushtim dhe profesionalizëm. Paralelisht, ka ndërtuar një eksperiencë të gjatë 8-vjeçare në fushën e teknologjisë si Social Media Manager dhe Web Designer, ku ka zhvilluar aftësi të avancuara në përdorimin e gjuhëve të programimit si HTML, Java dhe JavaScript.
Sporti dhë Shëndeti
Aktiviteti fizik është një nga pikat më të forta që një person mund të zhvillojë.Ju ftojmë të njiheni me ekipin e volejbollit të shkollës sonë – një grup nxënësish të përkushtuar që përfaqësojnë me krenari institucionin tonë në aktivitete dhe gara sportive. Përmes punës në skuadër, përgatitjes së vazhdueshme dhe shpirtit garues, ata tregojnë se suksesi arrihet me përpjekje dhe bashkëpunim.

Nën drejtimin e mësueses Shkëlqime Hasani, ju prezantojmë me aktivitetin sportiv të organizuar nga shkolla jonë.

Ekipi i djemve, nën drejtimin e kapitenit Olti Qyra, përfaqëson me dinjitet dhe përkushtim shkollën tonë në çdo aktivitet sportiv.Ai ju fton të njiheni me ekipin e djemve, një skuadër e bashkuar nga pasioni, përkushtimi dhe dëshira për fitore.
Pasues:
Ernaldo Zhivanaj , Frenki Xhaferllari dhe Fabjon Skura
Sulmues krahu:
Olti Qyra, Rild Çollaku, Arnis Marku, Stefanos Allmani, Elio Liçi ,Ergi Cami dhe Mateo Dervishi
Mbrojtje:
Mario Kallmeti, Enes Zili dhe Besart Sulo

Ekipi i vajzave, me kapitene Duha Imeraj, përfaqëson me krenari, disiplinë dhe frymë bashkëpunimi shkollën tonë në çdo aktivitet sportiv.Kapitenia ju fton të njiheni me ekipin e saj të vajzave, një skuadër e bashkuar nga pasioni, përkushtimi dhe fryma sportive.
Pasuse:
Bukurije Bajraktari
Sulmuese krahu:
Duha Imeraj, Kleona Raza, Aleksandra Peci
Mbrojtje:
Anja Muça, Kejsi Laska, Iliana Dande, Iliana Çota, Selina Selimi, Fiona Sina, Uesla Shehu, Sharlin Zekaj dhe Kesjana Gjoni
Ekipi i volejbollit nuk është vetëm një skuadër sportive, por një familje që ndan vlera, pasion dhe objektiva të përbashkëta.

